TV OPOJA
Opinione

Kopjimi dhe intervenimi ne provime, tregues të vetëdijes tonë shoqërore!

Disa nga fenomenet e pas luftës në Kosovë, na ofrojnë një pasqyrë të qartë të asaj se çfarë shoqërie kemi krijuar. Një nga këto fenomene, është edhe kopjimi dhe intervenimet e shumëta nëpër provime.Vërtet është e quditshëme dhe e pashpjegueshëme çështja e intervenimit për të kaluar provimin pa dije!Rastet e intervenimeve për provime dhe kopjimi nëpër provime, nuk janë raste të pakëta. Shprehur në përqindje, pa drojë mund të konstatohet, se mbi 80 % e studentëve hynë në provime të përgatitur në forma të ndryshme për të kopjuar. Janë qindëra studentë, që mënyrë të vetme për të kaluar provimin e shohin intervenimin tek profesori i lëndës.Kjo katrahurë në arsimin universitarë, e kopjimeve dhe intervenimeve, është pasoj e drejtpërdrejt e orientimit të keq që ka marrë shoqëria jonë pas përfundimit të luftës.

Mendimi, se rrugë e vetme për punësim është të posedosh një diplomë universiteti, dhe se përjetësisht do të merresh me punë të ‘lehta’, ka bërë që të rinjët e kësaj shoqërie të gjejnë edhe mënyra jo ligjore dhe të pamoralshme, vetëm për përfitimin e një diplome, e fatkeqësisht, nuk po mungon as përkrahja e prindërve në këto veprime.
Shtytje të fuqishme krijimit të këtij mentaliteti, i ka dhënë edhe nepotizmi institucional. Punësimet partiake dhe familjare, kanë krijuar qasjen në shoqëri, se nuk ka rëndësi dija, por, e rëndësishme është të kesh ndonjë person të njohur në pushtet, dhe një diplomë si arsyetim.Pa dyshim, kjo gjendje ka nxjerrë mjaftë persona me diploma, por, pa dije elementare për profesionin për të cilin janë pajisur me diplomë. Të këtillë njerëz, sot mbajnë pozita nëpër partitë politike, disa prej të cilave janë kthyre në ‘parti familje’, si dhe pozita të ndryshme në pushtet.Përderisa vazhdojm të prodhojmë analfabet me diploma, ndryshimi dhe zhvillimi nuk është i lehtë.

Prandaj, nuk është e rastit, që politika është zhvilluar dhe po zhvillohet me gjymtyrë e jo me mendje. Për më tepër, në politikë nuk duhet hyrë për të mësuar politikën, por, në politikë duhet hyrë për të dhënë kontribut, dhe për të aplikuar dijet që ke arritur, për shtetin, demokracinë, qeverisjen, etj. Është pikërisht kjo, që politika kosovare është përbaltur fund e krye, sepse në politikë janë angazhuar njerëz që nuk kanë pasur dijet elementare për çështjet e politikës, shtetit dhe demokracisë. Thënë troç, njerëz të këtillë kanë gjetur terren të plleshëm, për të ardhur nga profesioni i bariut në kolltuqet e pushtetit.Andaj, ndryshimi kërkon njerëz të shkolluar mirë, profesionist të mirëfilltë, njërëz që njohin mirë proceset politike dhe shoqërore, të tillë njerëz i duhen politikës.Ndryshimi dhe zhvillimi ekonomik dhe social i shoqërisë tonë është i mundur, por, vetëm nëse i kthehemi përkushtimit për dije, dhe jo përfitimit të diplomave.

Lajme të përafërta

BRODI – FSHATI JUGOR I BLEGTORISË DHE I TURIZMIT

TV OPOJA
May 28, 2021

Qeveria gaboi përsëri!

TV OPOJA
April 22, 2020

Sistemi i drejtesise ne Kosovë është bër XHUNGËL

TV OPOJA
November 12, 2018
Exit mobile version