TV OPOJA
Kosova

Konfiskohen mbi 90 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar

Prishtinë 10 shkurt 2022,

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore, në koordinim me prokurorinë, më 09.02.2022 rreth 20:20, ka ndërmarrë një operacion taktik të zhvilluar në fshatin Konushevc-Podujevë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale: ‘blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe anologe’.

Mbrëmë, hetuesit policorë të përfshirë në operacion, gjatë ndaljes së një veture që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, e njëjta nuk është ndalur, përkundrazi ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë. Me këtë rast një zyrtar ka pësuar lëndime dhe një veturë policore dëme materiale. Policia ka përdorë armët në këtë rast. Nga përdorimi i armëve nuk ka pasur të lënduar.

Vetura e dyshuar me targa gjermane është ndaluar rreth 200-300 metra larg nga vendi i ngjarjes, i dyshuari ka braktisur veturën dhe ka arritur të arratiset. Gjatë kontrollit të veturës në cilësi të provave materiale, policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 91 kg 548 gr.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake- Prishtinë, janë kontrolluar dy lokacione: në fshatin Konushefc Podujevë dhe në fshatin Brodosane Dragash. Është arrestuar një i dyshuar dhe aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Policia është në kërkim edhe të tre të dyshuarve tjerë.

Si provë materiale janë sekuestruar edhe:

• Audi A8 me targa te Gjermanisë,
• Golf IV me targa te Austrisë,
• BMW me targa vendore dhe
• VW Lupo me targa vendore.

Lajme të përafërta

Nga viti i ardhshëm kosovarët do të gjobiten nëse nuk e punojnë tokën

TV OPOJA
April 30, 2019

ATK pezullon nga puna inspektorin e dyshuar për keqpërdorim

TV OPOJA
October 26, 2018

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin

TV OPOJA
June 22, 2020
Exit mobile version