TV OPOJA
Aktualitet

Komuna më potencial për turizëm e mbytur nga Bërlloku

Dragashi, që njihet edhe me emrin Sharri, të çon nëpër mend bukuri natyrore, me të cilat mund të ketë potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor. E deri më tani për këtë sektor komuna ka investuar shumë pak.

Komuna e Dragashit me një buxhet prej mbi 8,4 milionë euro, pjesën më të madhe e shpenzon për paga, mallra dhe shërbime, ndërsa vetëm 2,1 milion euro shkojnë në investime kapitale.

Në raportin nëntëmujor të buxhetit, që Ministria e Financave e kishte publikuar në vitin 2018, e kishte nxjerrë Komunën e Dragashit të fundit sa i përket realizimit të të hyrave nga Tatimi në Pronë. Në përgjithësi në nivel vendi, të hyrat nga kjo kategori kishin shënuar rritje nga viti paraprak 2017, nga 17.66 milionë në 18.14 milionë.

Ndërkohë që Komuna e Dragashit nga 0.17 milionë euro sa kishte realizuar në vitin 2017, në vitin 2018 kishte rënë në shumën 0.13 milionë euro, duke shënuar kështu një rënie prej -22%, si Komuna që më së paku kishte realizuar planin për grumbullimin e të hyrave nga Tatimi në Pronë.

Gjëja e parë që sheh kur hyn në këtë zonë janë deponitë e bërllokut afër lumenjve. Hulumtimi në terren nga TV OPOJA, dëshmon për gjendjen e rëndë të ambientit në zonën malore të Dragashit, pasi atje mbeturinat dhe ujërat e zeza shkarkohen nëpër lumenj.

Lumenjtë që kalojnë përmes fshatrave Bellobrad, Rapçë, Bresanë, etj, janë të shndërruar në deponi të mbeturinave.
Ndotja e lumenjve tanë vijon të shprishë vështrimin e gjithkujt që kalon ndanë tyre. Sa herë bien shira e lumenjtë fryhen, këta të fundit nxjerrin në sipërfaqe mbeturina të qyteteve apo fshatrave afër tyre, që derdhen në lumenj. Në rastin më tipik, ato ngecin anë shkurreve buzë lumenjve, duke shkaktuar kilometra të tëra me pamje të pakëndshme raporton TV Opoja.

Pamjet e lumit ne Fshatin Bresan derguar ne redaksin e opoja.tv

Në redaksinë e opoja.tv qytetarë të shumtë nga Komuna e Dragashit kan derguar pamje të disa lumenjve të fshatrave të tyre ku gjëndja e tyre është katastrofike edhe pse kohëve të fundit kishte aktivitet të ndryshme për pastrimin e Kosovës prap vijon të jetë gjendja e njëjtë.

Banorët e këtyre fshatrave kanë dhënë informacione se, disa nga banorët i hedhin vetë mbeturinat dhe bëjnë thirre nga komuna që të angazhohen inspektor për t’i dënuar qytetarët e papërgjegjshëm.

E në fshatin Brezne kanalizimi përfundon në mes të fshatit, në rastin më të mirë nëpër kolektorët privatë të ndërtuara nga vetë familjet. Në këtë fshat problemi më i madh është kur ka reshje të shiut, e ujërat e zeza dalin në mes të rrugës.

Lajme të përafërta

Djathi i Sharrit i mbrojtur përmes treguesit gjeografik!

TV OPOJA
November 21, 2018

BEDRI HALIMI PAKËZ GJEOGRAFI PËR AGIM BAHTIRIN

TV OPOJA
April 17, 2020

Dorëheqje nga Kryesia e degës së PDK-së në Sharr.

TV OPOJA
July 28, 2021
Exit mobile version