TV OPOJA
Aktuale

Komuna e Prizrenit së bashku me ‘Jetimat e Ballkanit’ do t’i ndërtojnë 30 shtëpi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtuesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të rinovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare, thuhet në njoftimin e bërë nga kryetari Haskuka, transmeton Telegrafi.Ndërkohë drejtuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati  ka njoftuar ditë më parëse do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive gjatë muajit të Ramazanit për familjet në nevojë./Telegrafi/opoja.tv

Lajme të përafërta

Nexhat Daci thotë se Ujmani nuk mund t’i merret Kosovës

TV OPOJA
October 31, 2018

11,496 raste pozitive me coronavirus në Kosovë

TV OPOJA
April 22, 2021

Sot në Komunën e Dragashit është mbajtur trajnimi, Analizat e tokave bujqësore

TV OPOJA
June 6, 2019
Exit mobile version