TV OPOJA
Aktualitet

Komuna e Dragashit vendos shitjen e automjeteve jashtë funksionit

Komuna e Dragashit përmes një ankandi publik, do të shesë 13 mjete motorike, përfshirë vetura, kamiona e mjete për pastrimin e borës.
Të interesuarit mund të vizitojnë mjetet me datë 27 nëntor 2018 të ndërtesa e administratës publike.
Dorëzimi i ofertave mund të bëhet deri më 3 dhjetor 2018, njofton opoja.tv.
Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Aseteve Komunale – Shitja e automjeteve jashtë funksionit përmes ofertave publike të mbyllura.
Aseteve Komunale – Shitja e automjeteve jashtë funksionit shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes.

Më poshtë lista e mjeteve që janë në ankand dhe gjendjet e tyre.


Personat fizik duhet te plotësojnë :
•Një dokument identifikues (Letërnjoftim, Pasaportë apo Patentë shofer valide);. (kopja)
Personi juridik duhet te plotësojnë :
• duhet te dorezojne qertifikaten e biznesit dhe numrin fiskal – (kopje)
Dokumentet e ofertimit do të kërkohen nga personat e interesuar duke dorëzuar një aplikacion me shkrim në adresën e cekur më lartë: nuro.ismaili@yahoo.com

Personat e interesuar mund të inspektojnë në Ndertesa e Administrates Komunale-Dragash më 27.11.2018 nga ora 10.00-12.00
Ofertat duhet të dorëzohet në adresën e cekur më lartë jo më vonë se
03.12.2018 ora 13.30 zyrën nr.8 – K.K. Dragash (ku së pari protokolohët në zyrën e pranimit dhe pastaj dorëzohët në zyrën e prokurimit nr. 8 )
Ofertat dorezohen ne pliko te mbyllura, ku duhet te futen brenda materiali i kerkuar ne njoftimin e ankandit.
Ofertat e vonuara do të refuzohen.
Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë në Zyren e Prokurimit – nr.8 me 03.12.2018 ne oren 14.00.
Dhënia e kontratës: Çmimi më i lartë

Lajme të përafërta

Rrëzohet një shtyllë elektrike banorët apelojnë për Kujdes!

TV OPOJA
October 5, 2020

Kërcënohet djali i Isa Mustafës nga një Opojarë.

TV OPOJA
December 29, 2019

Edhe Bresana aktivizohet për ti dalur në ndihmë të prekurve nga termeti në Shqipëri.

TV OPOJA
November 26, 2019
Exit mobile version