TV OPOJA
Aktualitet

Komuna e Dragashit vazhdon me dezinfektimin në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit

Sot, 15 Mars 2020, Drejtoria e Arsimit ka ndërmarrë masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha hapësirat shkollore sipas udhëzimeve, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike, si dhe të furnizohen mjaftueshëm me
dezinfektues të duarve dhe mjeteve tjera të nevojshme higjienike në shkollat në komunën e Dragashit duke i ndërmarrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar një ambient të shëndetshëm për mësimdhënës dhe nxënësit.

Kështu ka filluar të bëhet dezinfektim i gjitha shkollave, përfshirë zyrat, kabinetet, sallat e mësimit, hollet dhe në përgjithësi ambientiet e shkollave, që ka për qëllim përforcimin higjieniko-sanitar.
Gjatë ditës së nesërme vazhdon dezinfektimi i objekteve të administratës shkollës “Ruzhdi Berisha” dhe F”etah Sylejmani” në Dragash për të vazhduar sërish ditën e mërkurë me objektet shkollore.

Lajme të përafërta

Njoftim me rëndësi rreth organizimit të Panairit EXPO SHARRI

TV OPOJA
October 25, 2022

Kryetari i VV-së në Sharr liston problemet që ka krijuar gara e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik

TV OPOJA
April 14, 2019

Krasniqi i VV-së mbështet iniciativën e goranëve

TV OPOJA
November 21, 2018
Exit mobile version