TV OPOJA
Aktualitet

Komuna e Dragashit pritet të bëhet me dy autoambulanca të reja

QKMF e Komunës së Dragashit pritet të bëhet me dy autoambulanca, pasi për këtë qëllim është realizuar procedura tenderuese dhe është përzgjedhur oferta fituese me vlerë të përgjithshme të kontratës rreth 73 mijë euro.

Në mesin e muajit mars 2021, Komuna e Dragashit inicioi aktivitetin e prokurimit për t`u furnizuar me dy autoambulanca për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Për ta realizuar këtë blerje, komuna kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 106,422 euro ndërsa është paraparë të blihen dy të tilla.Për këtë tender u përdor procedura e hapur e prokurimit me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët.

Javën e kaluar, Komuna e Dragashit përzgjodhi kompaninë e cila pritet ta kryej këtë furnizim.Për këtë tender ishin dorëzuar pesë oferta, ku sipas njoftimit, çmimi më i lartë i ofertuar ishte 95,400 euro, ndërsa ai më i ulët 72,889 i kompanisë së përzgjedhur për kontratë “Mercom Company” Sh.P.K nga Prishtina.

Vlerën e përgjithshme të kontratës në raport me numrin e autoambulancave që komuna pritet t’i blejë i bie se një e tillë pritet t’i kushtoj 36,444 euro.

Lajme të përafërta

Kryetari Xheladini jep detaje dhe sçarime për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç

TV OPOJA
June 26, 2022

Ministri Mehaj vizitoi komunën e Dragashit

TV OPOJA
June 10, 2021

Ambasadori i OSCE-së në Kosovë viziton Komunën e Dragashit

TV OPOJA
February 2, 2022
Exit mobile version