TV OPOJA
Aktuale

Komuna e Dragashit pranoi kontingjentin e dytë për programin “Zhvillimi Ekonomik dhe Social” nga Japonia

Sot, z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë vizitoi Prizrenin e ku bëri dorëzimin e një buldozeri për Komunën e Dragashit.

Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni – Kosovë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Z. Burim SHALA, Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë “Ekorajoni”, z. Hysen DURMISHI, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), z. Shaban SHABANI, Kryetar i Komunës së Dragashit dhe kolegë nga MMPHI dhe KRU Ekoregjioni – Prizren.

Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit. Buldozeri i cili u dorëzua sot do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.

Japonia ka qenë dhe do të vazhdojë të mbështesë qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për të administruar jetë cilësore për popullatën e Kosovës.

 

Lajme të përafërta

Zvicrra me masa të reja për mërgimtarët nga Kosova

TV OPOJA
June 11, 2022

New Coffee Place You Have To Visit

TV OPOJA
January 31, 2017

Për Dragashin, me shkas!

TV OPOJA
November 18, 2021
Exit mobile version