Komuna e Dragashit sot ka pranuar donacion nga Qeveria e Japonisë tre Kamionë për njësitin operativ “Eko Regjioni” në Dragash, e që të cilët do të shërbejnë për të mbledhur mbeturinat organike.
Pranim-dorëzimi i këtyre tre kamionëve është bërë nga Ambasadori i Japonisë në Kosovë si dhe kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani.
Në fillim vitin 2021 komuna e Dragashit do të pranojë edhe një buldozher për mirëmbajtjen e deponisë i cili do të përdoret edhe për nevoja tjera.
Kryetari Shabani ka falënderuar Ambasadën dhe popullin japonez për këtë donacion shumë të rëndësishëm që është dedikuar për komunën tonë.