Sot me datë 11 Shkurtë filloi turniri i futbollit të vogël me nxënës dhe arsimtarë të shkollave fillore, i cili organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Shaban Shabani, për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë.
Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë, sot u zhvillua faza e parë e turneut të futbollit të vogël me arsimtarë. Të nesërmen duke filluar nga ora 13:00 në Q.S “Qëndresa” në Kapre do të vazhdohet me fazën e parë me nxënës.
Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport Lirim Hajredin për redaksinë tonë thotë se në ditët në vazhdim do të ketë edhe organizime të tjera .