Në kuadër të thirrjes publike për subvencionim të klubeve sportive për vitin 2020 janë subvencionuar të tre klubet e komunës sonë.
Klubi më i madh i komunës së Dragashit KF “Opoja” është financuar me 7,400 euro, KF “Aroma” me 2000 euro, KF “Dragashi”me 2000 euro. Pasi që këtë vit është zhvilluar vetëm një gjysmë sezoni, në krahasim me vitin 2019 kjo shumë është rritur për 40%.
Me dy fitore rresht KF” Opoja” po dëshmon se është pretendent për të marrë vendin e parë. Shpresojmë në sukseset e klubeve tona, ndërsa komuna e Dragashit vazhdimisht do ta mbështesë sportin dhe të rinjtë.