TV OPOJA
Institucione

Komuna e Dragashit gënjen qytetarët për 1 prill, nuk ka Vaksinimin për të sëmurët kronik as pas 1 muaji…

Komuna e Dragashit më datë 1 prill ka nxjerr njoftim që të moshurait dhe të sëmurit kronik të paraqesin aplikimin e tyre për tu vaksinuar kundër Covid-19.

Por, sot pas më shumë se një muaji, po del që ky njoftim i Komunës së Dragashit ishte gënjeshtër 1 prilli, sepse të sëmurët kronik që kanë bërë aplikimin akoma nuk kanë marrë asnjë njoftim nga Komuna rreth kësaj çështje.

Demir Reshiti është njëri nga të sëmurët kronik i cili ka aplikuar për vaksinim në këtë Komunë, por ai ka mbetur i zhgënjyer dhe hedh dyshim se kjo thirrje për aplikim nga Komuna ishte vetëm se gënjeshtër e 1 prillit, pasi që ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur ka aplikuar dhe nuk ka marrë asnjë njoftim.

Ai me anë të një fotografie të ilustruar i bën thirrje Komunës së Dragashit që të dal dhe ta sqarojë publikun si qëndron çështja e vaksinimit të të sëmurëve kronik.

Ky është postimi i tij:

Lajme të përafërta

Shporta e Ramazanit sot i gezoi 35 familje në Opojë

TV OPOJA
April 26, 2020

Binjakëzimi i shkollave të komunës së Dragashit më ato të Kukësit po jep efektin e duhur

TV OPOJA
April 17, 2019

Dy botime me analizë shkencore nga Dr Mevlan Qafleshi!

TV OPOJA
August 13, 2020
Exit mobile version