TV OPOJA
Institucione

Komuna e Dragashit gënjen qytetarët për 1 prill, nuk ka Vaksinimin për të sëmurët kronik as pas 1 muaji…

Komuna e Dragashit më datë 1 prill ka nxjerr njoftim që të moshurait dhe të sëmurit kronik të paraqesin aplikimin e tyre për tu vaksinuar kundër Covid-19.

Por, sot pas më shumë se një muaji, po del që ky njoftim i Komunës së Dragashit ishte gënjeshtër 1 prilli, sepse të sëmurët kronik që kanë bërë aplikimin akoma nuk kanë marrë asnjë njoftim nga Komuna rreth kësaj çështje.

Demir Reshiti është njëri nga të sëmurët kronik i cili ka aplikuar për vaksinim në këtë Komunë, por ai ka mbetur i zhgënjyer dhe hedh dyshim se kjo thirrje për aplikim nga Komuna ishte vetëm se gënjeshtër e 1 prillit, pasi që ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur ka aplikuar dhe nuk ka marrë asnjë njoftim.

Ai me anë të një fotografie të ilustruar i bën thirrje Komunës së Dragashit që të dal dhe ta sqarojë publikun si qëndron çështja e vaksinimit të të sëmurëve kronik.

Ky është postimi i tij:

Lajme të përafërta

Vetëvendosje në Sharr merr mbështetje nga Ministra e Deputetë të Kosovës për zgjedhjet lokale!

TV OPOJA
September 12, 2021

Kur punohet hangari, mjer për ty oj popullësi! Punimet katastrofe të ujsjellsit në Bresanë

TV OPOJA
October 29, 2018

Risi për Maturantët! Përgatituni për testin e maturës

TV OPOJA
June 1, 2024
Exit mobile version