Pas raportimeve të mediave lidhur me rregulloren për caktimin e orarit të punës në Komunën e Dragashit, Tv Opoja sot ka patur një takim me Inspektorin e tregut zotërin Enis Sylejmani ku diskutuam për këtë rregullore e cila është bër temë diskutimi kohëve të fundit.
Fillimisht Inspektori në fjalë theksoi se kjo është vetëm një propozim Rregullore, e cila më pas do të vijojë me debat publik e ku dhe është caktuar të mbahet me datë 24 Maj 2019.
Në këtë debat publik janë të ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit, përfaqësues nga Shoqatat e Bizneseve, përfaqësues të operatorëve ekonomikë të cilet do të kenë mundësi të japin propozime, rekomandime të cilat aty ku nuk do të paraqesin shkelje ligjore sigurisht se do të përmirësohet ky Propozim rregullore njofton Tv Opoja.
Inspektori ndër të tjerash për redaksin e Tv Opoja tregoj se kjo nuk është rregullore që po bëhet për herë të parë në komunën tonë, ai tregoj edhe për rregulloren e cila është për momentin është në fuqi por me këtë synojmë që të ju jepet mundësi shtesë bisneseve në komunen tonë.
Me këtë nënkuptohet se do të kenë mundësi të zgjatjes së orarit te punës, deklarimin e pauzes ditore, mirëpo ai theksoi se efektet pozitive do të jenë edhe tek qytetarët.
Në nenet dhe paragrafet përkatëse ku qytetarëve ju mundësohet të kryejnë shërbime në operator në tregti të naftës dhe derivateve të saj e ku këso lloj veprimtarish ju jepet mundësia të punojnë në 24h orë.
Por egziston edhe neni për kujdestari të barnatoreve i cili përveç se ju mundëson që të merrni shërbimet në 24h orë, njëkohësisht i mban të informuar qytetarët e komunës së Dragashit për të gjitha llojet e shërbimeve lidhur me emrin dhe vendin se cila barnatore do të ofrojë shërbimet e kujdestaris në Dragash.
Sa për sçarim tek qytetarët e komunës së Dragashit Inspektori Sylejmani tregoj se ky Propozim rregullore në vete ka të bej vetëm në periudhën kohore në të cilën bizneset kan mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre e asesi nuk ka të bej me zgjatjen e orarit të punës tek të punësuarit në këto kompani Afariste theksoi ndër të tjerash për Tv Opoja ky i fundit.