TV OPOJA
Aktualitet

Kompania nga Dragashi rriti numrin e punëtorëve pas taksës 100% ndaj Serbisë

Pirro Piraj, nga kompania për prodhimin e mishit “Meka”, e ka quajtur vit tejet të suksesshëm vitin 2018 në krahasim me vitin 2017. Ka thënë se gjatë vitit të fundit ka shënuar rritje prej 30% kompania e tij.

Ai ka thënë se që nga koha kur është vendosur taksa prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës është shtuar edhe numri i punëtorëve të kësaj kompanie.

“Viti 2018 për kompaninë tonë ka qenë fantastikë, gjatë këtij viti kemi shënuar rritje mbi 30% në krahasim me vitin 2017!. Vlen të theksohet që nga momenti i vendosjes së taksës numri i të punësuarve në kompaninë tonë u rrit për shtatë punëtor e që në vazhdim shpresojmë ta rrisim edhe më shumë!”

“Faleminderimi i takon Zotit së pari, bashkëpunëtorëve si dhe të gjithë juve konsumator të dashur që i konsumoni pa hezitim produktet tona!”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të përafërta

Viola Lecaj nga Opoja përfaqësoi Kosovën me orkestrën Kosovoyouthorchestra në Belgjik

TV OPOJA
May 15, 2019

CIMIK-u Italian dhuron nga dhjetë kompjuter për tri shkolla të komunës sonë (Video, Foto)

TV OPOJA
November 24, 2020

Publikohet agjenda për nder të Ditës së Çlirimit të Dragashit

TV OPOJA
June 11, 2022
Exit mobile version