TV OPOJA
Aktualitet

Kompania nga Dragashi që “ambalazhon” shumë kompani vendore e nderkombëtare

Në kuader të promovimit të prodhimeve vendore si dhe mbeshtetjen e tyre në tregun vendor dhe ndërkombëtar stafi i televizionit Opoja ka vendosur të ju sjell rrëfime të ndryshme nga prodhuesit vendor.

Në kuader të këti projekti stafi i televizionit Opoja ka vendosur të ju sjell një rrëfimin ekskluziv nga pronari i Kompanisë AEG SHARR, z.Shpejtim Kamberi i cili shpalosi nga sirtarët e tij vështirësitë të cilat kishin hasur ndër vite për të ngritur në atë performancë të cilën ndodhet tani kompania në fjal.

Në cilin vit keni filluar të merruni me këtë biznes dhe kush e mori iniciativën e parë në këtë drejtim?

Si kompani aktivitetin tonë e kemi nisur në vitin 2002 me iniciativën time, pasi në atë kohë kam punuar në sektorin e farmacis dhe aty kam vërejtur se në Kosovë ka nevojë për një prodhues të ambalazheve plastike, dhe në akordim me vëllezërit e mi kemi nisur prodhimin e produkteve nga plastika, fillimisht ambalazhe për industrin farmaceutike dhe kozmetik, me kalimin e kohës kemi zgjeruar aktivitetin tonë prodhues.

Sa është kapaciteti i prodhimit në fabrikën tuaj?

Aktualisht kapaciteti ynë prodhues është 56000 njësi në ditë, me shfrytëzimin e 40% të kapaciteteve prodhuese sa kemi. Me kalimin në objektin e fabrikës së re këto kapacitete do të rriten dhe do të kemi mundësi ti shfrytëzojm edhe më shumë.

Sa puntorë numëron gjithsej fabrika juaj?

Momentalisht jemi 23 punëtor me kontrata të rregullta, ndërsa në sezon gjithmon kemi edhe 2-3 punëtor me kontrata të përkohëshme, e që zakonisht mundohemi në këtë periudh të angazhojm të rinjë që jan nxënës të shkollës së mesme dhe janë në periudhen e pushimit, dhe atyre tu dalim në ndihmë, e që është dhe karakteristik se në 90% të rasteve këta më pas kan lidhur kontrata të rregullta tek ne.

Në sa nderrime punohet në fabrikën tuaj?

Ka disa vite që ne punojm me 2 ndrrime, por për shkak të rritjes së kërkesës së konsumatorëve aktualisht punojm me 3 ndrrime, ndersa orari për një ndrrim është reduktuar për një orë.

Çfarë lloje të ambalazheve prodhohen tek ju?

Në programin tonë prodhues ne kemi 158 produkte dhe për çdo vit lansojm minimalisht 10 produkte të reja. Në këtë periudh në muajin Prill ne kemi leshuar në treg aktualisht 3 produkte të reja dhe deri në fund të muajit prilli në proces janë edhe 3 produkte tjera që në total muajin Prill do e permbyllim me lansimin e 6 produkteve të reja.

Cilët janë partnerët me të cilët bashkëpunoni?

Ne punojm për të gjitha qumështoret që janë në Kosovë, dhe kompanit prodhuese në sektorin e industris ushqimore, klientë tone janë:

ABI Milk Industry, Prince Caffe (Devolli corp), MEKA, ORS, Bylmeti, Drena, Eurolona, Sharri, të gjitha qymështoret që funksionojn në Kosovë.

Si qëndron kompania me tregun vendor dhe atë të jashtëm?

Tregun vendon sidomos në industrin e qumështin me abmalazhe e mbulojm në tërësi, dhe siq ju thash dhe më lartë, në këtë sektor jemi lider.

Kemi eksporte të rregullta në Shqipëri dhe Mal të zi, por falë bashkëpuntoreve tonë amabalzha që ne prodhojm është prezente edhe në Europë.

A planifikoni ta rriteni në të ardhmen sasinë e prodhimit?

Sipas biznes planit që ne kemi për peridhen afat-mesme ne në pjesën e dytë të këtij viti kalojm në fabrikën e re e cila është në fazën e fundit të ndërtimit dhe aty kemi hapësira prodhuese me një siperfaqe mbi 1200 meter katror, posedojm makinerin e cila monetalisht është e shfrytezueshme 40% për shkak të problemeve teknike me rrymë ku ndodhemi momentalisht, ndersa problem i rrymes në fabikën e re është zgjidhur.

Kemi kërkesa për rritje të kapaciteve prodhuese dhe normalisht do të rritet edhe numri i punëtorëve.

Si po e kaloni këtë kohë Pandemie ju si prodhues vendor?

Fatmirësisht, si prodhues i ambalazhës kjo pandemi tek ne ka pas efekt të kundërt me rrethanat.

Ne në këtë periudhë kemi ngritje të madhe të shitjes së produkteve tona, dhe momentalisht ne nuk po arrijm ti mbulojm kërkesat konsumatore. Kjo është për aresye se ne prodhojm ambalazhe për dezinfektues dhe produkte higjienike.

Aktualisht kemi kërkesa edhe nga shtetet tjera dhe jemi në pritje të realizimit të dy kontratave të reja për eksport në Beljik dhe Zvicër, dhe nese arrijm realizimin e këtyre kontratave ne në këtë kohë pandemie jemi të obliguar të shtojm numrin e punëtorëve, kuptohet duke patur parasysh rekomandimet që i jep Qevreria e Kosovës lidhur me këtë pandemi.

A ka luajtur rol negativ heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës për mallërat Serbe dhe ato nga Bosnja?

Deri me tani nuk kemi vërejtur ndonjë ndikim nga heqja e taksës, por vlen të theksohet se për ne vendosja e takses para dy viteve ka patur një efekt jashtzakonisht të madh:

Ne kemi rritur qarkullimin vjetor mbi 30%;
Kemi shtuar numrin e punëtoreve;
Kemi paguar shumë më shumë taksa për Shtitn e Kosovës;

dhe qka është ma e rendësishmja,
NE KEMI ARRITUR TI MBULOJM 100 % IMPORTET E PRODUKETEVE TË NGJAJSHME  NGA SERBIA,
që me këtë rast kemi siguruar edhe konsumatorin Kosovar se ambalzhi që përdorin qumështoret e Kosovës është me material me lëndë të parë nga EU dhe jo me material të recikluar dhe plastic nga Kina e cila është e ndaluar nga BE për industri ushqimore e e cila ka ardhë në Kosovë nga Serbia.

Dhe e dyta ju kemi deshmuar prodhuesëve vendor se ne jemi në shërbim për ta 24/7, ju përgjigjemi në çdo kohë dhe çfarëdo rrethane.

A keni ndonjë mbështetje institucionale si prodhues vendor?

Ne si kompani individualisht nuk kemi pasur asnjë perfitim deri më tani edhe pse disa herë kemi aplikuar për grante që i ndan Qeveria e Kosoves, por pavarësisht kësaj ne nuk jemi ndaluar dhe rezultatet tona dëshmojn se projektet për të cilat kemi konkuruar janë realizuar me investime vetanake, pa mbështeje institucionale.

Ndersa për mbështje institucionale nga niveli lokal as që bëhet fjale, fatkeqësisht kam pas rast që një zyrtar shumë i lart i komunës gjat vizites që “rastesisht” e ka bërë në një panair në standin tonë ku ne kemi marë pjesë me ka thënë “Interesant, nuk e paskam ditë që kaq shumë produkte prodhohën në Dragash për treg të Kosovës”, dmth. se nuk ka pas asnje informate, zyrtar shumë i lartë komunal e përseris.

A keni pranuar ndonjë vizitë zyrtare nga krerët e lartë institucional?

Deri më tani jo, gjat fushatave elektorale nuk pranojm vizita edhe pse kemi kërkesa të shumta.

Për fund një mesazh nga ju për të gjithë qytetarët e Kosovës?

Në këtë kohë pandemie, respektoni kushtet e përcaktuara nga ISHP dhe Qeveria e Kosovës, Rrini në shtëpi dhe mbani distancën.

Pikë së pari mendoni familjen tuaj, prindët tuaj, fëmijët tuaj… çdo veprim jashta rekomandimeve nga ISHP rrezikon jetën e tyre.

Dhashtë Zoti, të kalojm këtë periudhë sa më lehtë dhe ti kthemi jetës normale.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Manifestohet dita e shkollës njëherit emrohet shtëpia e kulturës në Bresanë (Video, Foto)

TV OPOJA
November 26, 2018

Hatim Baxhaku dhe Xhavit Ukaj, deputetët e legjislaturës së VII-të

TV OPOJA
February 2, 2020

Dalin rezultatet e të dyshuarit me Linë e majmunëve në QKUK

TV OPOJA
June 15, 2022
Exit mobile version