TV OPOJA
Aktualitet

Kompania MEKA në Dragash në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës befason punëtorët e saj

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social në facebook, kompania prodhuese “MEKA” në Dragash, ka njoftuar që pikërisht në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka arritur të realizoj fillimin e pagesave për sigurimin shëndetësor të punëtorëve që punojnë në këtë kompani. Sigurimet shëndetësore, siç potencohet në këtë postim do të mbulohen 100% nga “Meka Halal Food”.

Për më shumë shikoni postimin e plotë:

E falënderoj të madhin Zot që më mundësoj që pikërisht sot, në ditën e njëzet vjetorit të çlirimit të arrij të bëjë realitet sigurimin shëndetësor të çdo të punësuari në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s!
Shpresoj që një ditë çdo qytetar i Kosovës të ketë të drejtën e sigurimit të plotë shëndetësor ashtu siç e ka çdo qytetar i një vendi normal.
Sigurimet do të mbulohen 100% nga Meka Halal Food!
E falënderoj çdo konsumator që i blen prodhimet tona dhe ju siguroj se ne bëjmë çmos të ofrojmë cilësi shumë të lartë dhe përherë çmim shumë të arsyeshëm!
Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi ju!
#MekahalalFood #MekaBurgers

Lajme të përafërta

Vetëvendosje në Dragash bojkoton seancën për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete

TV OPOJA
January 13, 2022

Ka ndërruar jetë Hoxha Rexhep Elmazi

TV OPOJA
June 1, 2019

Këto janë OJQ-të që kanë fituar subvencione nga Komuna e Dragashit (Dokument)

TV OPOJA
June 21, 2022
Exit mobile version