TV OPOJA
Aktualitet

Kompania e familjes Opojare në Zvicër ” Riza transporte”, transporton ndihma për Spitalet e Fëmijëve në Ukrainë

Me moton ” Të bashkuar për të ndihmuar Ukrainën”, Rotary Klubi nga Cyrihu i Zvicrës, ka nisur në drejtim të Ukrainës ndihma me pajisje medicinale dhe medikamente për Spitalet e Fëmijëve në këtë shtet, i cili po përballet me agresion të ashpër luftarak nga Rusia.

Pjesë e këtij aksioni humanitar është edhe kompania ” Riza transporte- gmbh” me seli në Cyrih, pronare e së ciles është familja Riza nga Bellobradi i Dragashit, duke dhënë kontribut me ndihma dhe me transportin e tërësishëm të tyre.

Aktualisht konvoji me ndihma nga klubi i rotarianëve të Cyrihut ndodhet në kufirin Hungari- Ukrainë.

Lajme të përafërta

Një jetë në shërbim të arsimit shqip dhe çeshtjes kombëtare, pensionohet profesor Bejtullah Rakipi

TV OPOJA
November 10, 2022

Vazhdojn ditët pozitive për Kosovën, sot edhe 27 të shëruar

TV OPOJA
May 1, 2020

Qeveria e Kosovës pritet të marr vendim për uljen e çmimeve të derivateve

TV OPOJA
June 9, 2022
Exit mobile version