TV OPOJA
Aktualitet

Koalicion ndermjet pesë subjekteve politike për bashkëqeverisje në Dragash

Komuna e Dragashit foto nga Tv Opoja

Kryetari i degës së LDK-së në Dragash zoteri Qamil Kolloni në një prononcim për televizionin Opoja tregoj se mbas datës 13 Janar 2022 do të bëjë një marrëveshje gjeneral me pesë subjekte politike në Dragash.

Ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Sharr, partia VAKAT dhe ajo e JGP-së do të bashkëqeverisin në një mandat 4 vjeçar me komunën e Dragashit.

Për detaje të tjera rreth kësaj marrëveshje gjeneral kryetari Qamil Kolloni thotë se janë duke vazhduar bisedimet me subjektet e lartpërmendura.
Kështu që do të zgjedhim një model bashkëqeverisje në të mirën e qytetarëve.

Lajme të përafërta

Rruga Prizren-Dragash-Tetovë, peng i kostos së projektit

TV OPOJA
November 5, 2018

Kryetari i Dragashit Bexhet Xheladini priti në takim komandantin e KFOR-it Turk

TV OPOJA
June 1, 2022

Besimi i fëmijëve dhe alimentacioni, në studio Avokatja Blerta Shyqeriu nga komuna e Dragashit

TV OPOJA
December 21, 2022
Exit mobile version