TV OPOJA
Kuzhina

Kifle me arra: Recetë e cila bartet nga gjenerata në gjeneratë!

Recetë me shije të lehtë dhe butësi delikate

Përbërësit:

– 400 gramë miell;
– 250 gramë margarinë;
– 100 gramë sheqer pluhur;
– 200 mililitra qumësht;
– 100 gr arra të bluara;
– 1 lugë vaj.

Përgatitja:

Në një enë më të madhe qitni miellin, margarinën, sheqerin pluhur, arrat e bluara, vajin, qumështin dhe ngjisheni brumë me dorë.

Lëreni brumin të qëndrojë një orë. Pastaj nga brumi formoni toptha të madhësisë së arrave dhe në tavolinën në të cilën keni përhapur miell, topthat me okllai përhapni në kore të vogël.

Nga korja formoni kifle të cilën do ta vendosni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje.

Në të njëjtën mënyrë përgatitni të gjitha kiflet.

Piqni rreth 20 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius.

Kiflet e nxehta radhisni në pjatë për shërbim dhe qitni sipër sheqerin pluhur.

Ju bëfshin mirë! – transmeton televizioni Opoja.

Lajme të përafërta

Hajvar shtëpie

TV OPOJA
September 27, 2020

Drekë sikur e gatuante gjyshja: Mish pule me perime nga furra

TV OPOJA
September 27, 2020

Bizele me kërpudha

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version