Ish futbollisti dhe trajneri i grupmoshave të reja të KF Lirisë, Erdogan Brando, do të jetë trajner i KF Opojës.
IndeksOnline merr vesh se Brando do ta vazhdoj karrierën si trajner i skuadrës KF Opoja, e cila garon në Ligën e Tretë të Kosovës.
Burime të afërta me klubin kanë bërë të ditur se KF Opoja ka arritur marrëveshje me Lirinë për trajnerin Erdogan Brando, i cili pos grupmoshave të reja te klubi prizrenas, do ta drejtoj edhe klubin nga Dragashi nga fillimi i sezonit pranveror.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga dita e hënë, Brando ka nisur edhe stervitjet me klubin e ri.
KF Opoja bën pjesë në Ligën e Tretë të Kosovës dhe aktualisht renditet si e para në tabelën e grupit A, me shtatë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.
Objektivi kryesor i klubit opojar është ngritja në Ligën e Dytë, pasi sezonin e kaluar ishte mposhtur në barazh nga KF Australia./IndeksOnline/