TV OPOJA
Lajme nga Opoja

KF ” Opoja”, skuadra që ka fituar nëntë ndeshje por i ka 24 pikë

Sot kanë përfunduar sezoni vjeshtor për Ligën e Tretë të Kosovës.

KF Opoja kryeson në grupin A me 24 pikë të grumbulluara, shkruan Indeksonline.

Në fakt, skuadra nga komuna e Dragashit në fushë i ka fituar nëntë ndeshje (të gjitha) dhe matematikisht do të duhej të kishte 27 pikë.

Ndeshja e fituar ndaj Lidhjes së Prizrenit me rezultat 1-0 u vendos në tavolinë pasi që njëri nga lojtarët e KF Opojës kishte kryer testet mjekësore në një klinikë private.

Sipas FFK-së kjo nuk ishte e drejtë dhe komisioni vendosi që ndeshja të vendoset në favor të Lidhjes së Prizrenit.

Për kundër kësaj, KF Opoja vazhdon kryesimin me 24 pikë, ku kanë shënuar 21 gola dhe kanë pranuar vetëm tre gola. 

Lajme të përafërta

Reagim nga dega e Vetëvendosjes në Sharr ndaj qeverisjes lokale të LDK-së

TV OPOJA
June 19, 2022

Manipulimet nuk kalojnë! Dega e VV-së në Sharr reagon ndaj amendamenteve të LDK-së për Dragashin

TV OPOJA
December 15, 2022

Fabrika e ambalazheve plastike “AEG” vazhdon bashkëpunimin shumë vjeçar!

TV OPOJA
June 14, 2019
Exit mobile version