TV OPOJA
Sporti

KF OPOJA “rraf” Dejnin në shtepi

Përseri rrahje në ndeshjën e Klubit Futbollistik Opoja, por këtë herë ata goditën në fillim të ndeshjes.

Fillimisht Jaser Mejzini në minutën e 9të të takimit i cili me një gjuajtje të fortë nga një distancë rreth 30 metrash shenoi një gol mjaftë të bukur, e pastaj në minutën e 16të të ndeshjes goditi edhe Jasin Vehebi duke rrëzuar përtokë shpresat e ekipit vendas për rezultat pozitiv!

Në pjesën e dytë djelmoshat opojan administruan mjaftë mirë ndeshjen, krijuan disa raste për gol por nuk arritën ta gjenin golin e tretë.

Kjo është fitorja e dytë rradhazi jashtë terrenit vendas e klubit tonë dhe me  këtë ndeshje Opoja ngritet dy pozita në tabelë.

(C) TVOPOJA

Lajme të përafërta

Sot në Dragash është organizuar turneu tradicional i shahut “Përvjetori i Pavarësisë” (Video, Foto)

TV OPOJA
February 19, 2023

Përfundoi faza e dytë e turneut me institucione!

TV OPOJA
March 4, 2020

Luhet finalja e turneut tradicional për nder të Epopes

TV OPOJA
March 7, 2023
Exit mobile version