TV OPOJA
Sporti

KF OPOJA po i rikthehët lojës pozitive, barazon në një teren të vështirë (Analizë)

Përfundon ndeshja e gjiros së 18-të në kuadër të ligës së dytë grupi A, ndeshja në mes KF Dukagjini dhe KF OPOJA e cila u luajt në Sallën e Sporteve në Gjakovë përfundoi me rezultat të barabart 2-2.

KF OPOJA duket se ka filluar ta marr vetën pas humbjeve të shumta dhe problemeve të brendshme që e ndoqën sezonin e kaluar. Pasi që në krye të klubit u vendos kryetari i ri e poashtu edhe pati ndryshime në gjith strukturat e klubit duket se edhe rezultatet po fillojn të japin frute.

Loja e parë kundër KF UV Malisheva ishte një ndeshje shumë e fortë me shum raste nga dy anët por përfundoi në favor të skuadrës së Malishevës me vetëm një gol avantazh edhe pse kjo skuadë renditet e dyta në tabel, madje edhe vet krerët e këtij klubit uruan për ndeshjen e fortë.

Ndeshja e radhes ishte kundër KF Dukagjini nga Gjakova si musafir, kujtojm se ndeshja e parë kur OPOJA luante si vëndas përfundoi me rezultat 2-4 në favor të musafirëve, ndersa sot edhe pse me mungesa të startuësve kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabart 2-2.

Ndeshja filloi me shum vrull nga ana e KF OPOJËS e qysh në minutën e shtatë arritën të shënojn gol me anë të Haris Veseli-t, ndeshja vazhdoi me një tempo të lartë e pjesa e parë përfundoi me rezulatat 1-1, edhe pjesën e dytë e kontrolloi klubi nga OPOJA e arriti të dal përseri në avantazh në minutën e 68′ me golin e Jasin Vehebi por përseri skuadra nga Gjakova arriti ta thyej avantazhin e loja përfundoi me rezultat të barabart 2-2.

Këto dy ndeshjet e para japin shpres se loja e KF OPOJA ka mar kthes pozitive dhe shum shpejt do i kthehën fitorëve të mëdha.

Ndeshjën e radhës klubi OPOJA do ta luaj si vëndas në stadiumin Përparim Thaci në Prizren kundër skuadrës KF Dardanët me datë 23 ose 24 të këtij muaji.

TV OPOJA fal bashkpunimit me KF OPOJËN do ju informoj për cdo informat rreth klubit OPOJA, shumë shpejt do jet aktive edhe faqja e KF OPOJËS në kuadër të www.opoja.tv/kfopoja, një faqe nga ju që e ndiqni klubin do keni mundësi të informohëni për gjithcka nga secili lojtar e deri tek kartonat e tyre.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Pro apo Kundër, Opozita e pavendosur për ndërtimin e Stadiumit

TV OPOJA
June 28, 2022

Ministri Kujtim Gashi njofton se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për palestrën sportive në Dragash.

TV OPOJA
April 18, 2019

Ndryshime brenda strukturave të KF OPOJA, shpresë për të rinjët

TV OPOJA
January 7, 2019
Exit mobile version