TV OPOJA
Aktuale

Këto janë inicialet e personit të therur dhe personave të arrestuar në Prizren

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, ka ndodhur një therje me thikë, raporton TV Opoja.

Si pasojë e kësaj janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Personat e arrestuar janë:

·         R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe

·         A. Sh., i datëlindjes 1970  m/sh/k…

Ata dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.

Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar,  janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

·         Një gyp të metalit dhe

·         Një thikë

Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga  sektori rajonal i hetimeve./opoja.tv

Lajme të përafërta

Sulmohet në Serbi autobusi me pasagjerë nga Kosova (Foto)

TV OPOJA
October 30, 2018

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, do të diskutohet për bashkëpunimin ndërkufitar

TV OPOJA
November 1, 2018

100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

TV OPOJA
May 26, 2020
Exit mobile version