Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, ka ndodhur një therje me thikë, raporton TV Opoja.
Si pasojë e kësaj janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Personat e arrestuar janë:
· R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe
· A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k…
Ata dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.
Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.
Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar, janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
· Një gyp të metalit dhe
· Një thikë
Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve./opoja.tv