TV OPOJA
Aktuale

Këta janë emrat e dy të arrestuarve për therjen me thikë në Prizren

Një ngatërresë mes tre personave që ndodhi sonte në rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, eskaloi në përdorim të thikës, ku si pasojë lëndime pësoi një 48-vjeçar. Sinjali mëson se të dyshuarit për këtë përleshje tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.  

Kush janë të dyshuarit dhe si ndodhi rasti?

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personat që u arrestuan si të dyshuar për këtë rast janë Agron Shala, 53-vjeçar dhe Ridvan Badallaj, 58-vjeçar.

Ata po dyshohen se fillimisht e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe më pas gjatë konfrontimit, i dyshuari Badallaj e ka nxjerrë një thikë, me të cilën e godet dhe i shkakton lëndime të rënda viktimës.

Për pasojë, 48-vjeçari i lënduar është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas burimeve nga Emergjenca, i njëjti është në rrezik për jetën.

Ndërkohë, Sinjali mëson se Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ku është gjetur thika dhe një mjet i fortë, që u sekuestruan si prova materiale.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Lajme të përafërta

Shkollat e komunës së Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

TV OPOJA
November 23, 2019

Grumbuj arinjsh shëtitin në malet e Prizrenit

TV OPOJA
June 23, 2019

Nuk kalon projektligji për Trustin, Vetëvendosje voton kundër

TV OPOJA
June 23, 2022
Exit mobile version