TV OPOJA
Kulturë & Art

Kërset “Tupani e Daulla” në pikë të dimrit në treven e Opojës

Në kujtesën e njeriut ka disa ngjarje të cilat nuk mund të harrohen lehtë pasi që ngelin në memorie për dekada të tëra.

E një nga ngjarjet kryesore për shumicën e njerëzimit është dita e kurorëzimit të dy çifteve bashkëshortore.

E ku është fjala për tek Martesa na shkon menjëherë mendja tek Daulla “Tupani” dhe Zurla.
Pasi që Darsmat tradicionale në treven e Opojës dhe jo vetëm kanë si simbol të saj Tupanin e Zurlen.
Darsmat zakonisht bëhen gjatë sezonit veror në atë kohë ku dhe shumica e Mërgimtareve vizitojnë vendlindjen e tyre.

Por në treven e Opojës në kohët e fundit keto manifestime kanë filluar të bëhen edhe në sezonin dimëror.
Para pak ditësh në fshatin Kuk të komunës së Dragashit kishte një manifestim të tillë.

Hatip Sylejmani nga ky fshat kishte fejuar të birin e tij dhe për ketë kishte organizuar një manifestim të madhë me miqë e dashamirë të tij.
Por ky manifestim nuk do të kishte hijeshin e tij pa Tupan e Zurla e për ketë ishin përkujdesur ekipa e Xhenis Berishës të cilët përpos motit të acaruar kishin dhënë maksimumin.

Në treven e Opojës ngjarjet të tilla ngelin në memorien e njeriut për dekada të tëra.

Ketu ju sjellim një material të publikuar nga eikpa e Xhenis Berishës në YouTube.

Lajme të përafërta

Vetëdija shoqërore faktor i rëndësishëm në zhvillimin e shtetit!

TV OPOJA
February 11, 2019

Zëvendësministri Mevludin Krasniqi po merr pjesë në takimin e Ministrave të Evropës Juglindore

TV OPOJA
November 15, 2018

Më shumë se 40 vite punë e angazhim, pensionohet z.Selim Shasivari, mësues e veprimtar i dalluar

TV OPOJA
December 5, 2023
Exit mobile version