TV OPOJA
Kosova

Kërkohet punësimi i më shumë psikologëve dhe pedagogëve në shkolla

Konkursi i hapur ditë më parë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për punësimin e 30 psikologëve dhe 20 pedagogëve në shkolla po kritikohet nga njohës të çështjeve të arsimit dhe nga përfaqësues të Komisionit parlamentar për arsim.

Kjo, meqë po konsiderojnë se numri i këtyre profesionistëve që po i kërkon Ministria është i pamjaftueshëm karshi kërkesave të shkollave. Aktualisht në gjithë Kosovën janë vetëm 80 psikologë dhe pedagogë të angazhuar në shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministrisë po i kërkohet që të hapë sërish konkurs dhe të shtojë numrin e psikologëve dhe të pedagogëve në institucione shkollore.

Kjo, pasi një pjesë e madhe e shkollave nuk kanë fare të angazhuar profesionistë të tillë. Angazhimi i tyre në shkolla parashihet me Ligjin për arsimin parauniversitar.

Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se Ministria është dashur të kërkojë më shumë psikologë dhe pedagogë në konkursin e fundit. MASHT-i, sipas tij, duhet të gjejë mënyra për shtimin e tyre, pasi, siç ka shtuar, nevoja për angazhimin e tyre është shumë e madhe.

Lajme të përafërta

Nagavci: Asnjë fëmijë nuk do të mbetet jashtë shkollës

TV OPOJA
February 10, 2022

Më 15 nëntor nis sezoni dimëror: A jemi të obliguar të kemi zinxhirë bore në veturë?

TV OPOJA
November 11, 2018

Nënshkruhet marrëveshja për eksport nga Kosova pa taksë në këto shtete

TV OPOJA
November 23, 2018
Exit mobile version