TV OPOJA
Aktuale

KDI: Emërimi i anëtarëve të KQZ-së të bëhet sipas dispozitave ligjore

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), konsiderojnë se Zyra e Presidentit është duke shfaqur tendenca për të vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Në një komunikatë për media thuhet se çdo përpjekje tjetër për të tejkaluar dispozitat ligjore në fuqi, ndikon negativisht në integritetin e zgjedhjeve dhe ka implikime në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

“Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe rezultatin nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, 11 vendet e KQZ-së duhet të shpërndahen si vijon: Koalicionit PAN, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së u takojnë nga dy anëtarë, grupeve parlamentare që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë u takojnë katër  anëtarë, dhe një vend për  kryetaren e KQZ-së. Çdo interpretim tjetër për përbërjen e KQZ-së është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.

KDI dhe D4D konsiderojnë që funksionalizimi i KQZ-së duhet të trajtohet me prioritet nga presidenti Thaçi, në mënyrë që t’i përmbushë obligimet e saj e aq më tepër kur disa nga anëtarët e KQZ-së vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit përkundër mosfunksionimit të këtij institucioni.

Ndryshe, Kushtetuta rregullon përbërjen e KQZ-së, ku konstaton se gjashtë  anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, një anëtar emërohet nga deputetët e Kuvendit të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe tre anëtarë nga deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera që nuk janë shumicë në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese përmes Aktgjykimit në rastin Nr. KOU9/14 ka bërë interpretimin lidhur me çka konsiderohet  grup më i madh parlamentar. Në pikën 116 të Aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese konstaton se grupi më i madh parlamentar, sipas nenit 67 (2) të Kushtetutës, konsiderohet partia, koalicioni, iniciativa qytetare dhe kandidatë e pavarur që kanë fituar më shumë mandate në Kuvend bazuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. 


Lajme të përafërta

Tentim-vrasje në Prizren, 19-vjeçari theret tre herë me thikë

TV OPOJA
June 1, 2022

Haxhi Avdyli pyet pse nuk janë hapur akoma shkollat

TV OPOJA
June 24, 2020

Aksidentet në Kosovë, 90 të vdekur janar-shtator

TV OPOJA
November 1, 2018
Exit mobile version