TV OPOJA
Islame

KBI në Dragash viziton kompanin MEKA, shprehen falënderime për kontributin e dhënë ndër vite!

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash ka vizituar kompaninë Meka ku njeherit janë shprehur falënderues për kontributin e dhënë ndër vite nga kjo kompani njofton televizioni Opoja.

Kryetari i KBI-së në Dragash së bashku me sekretarin dhe anëtarët e tjerë janë mirëpritur nga Burim Piraj pronar i kompanisë Meka në Dragash.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të KBI-SË në Facebook ata thonë se ndihen falënderues për kontributin e dhënë nga kompania Meka.

Ky është njoftimi në Facebook:

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Driton ef. Qengaj së bashku me bashkëpuntorët e tij Nail ef. Halimi-sekretar, Xhafer ef. Fejziu-kryeimami dhe Mahir ef. Berisha-imami i xhamisë së fshatit Plavë, me shkas, sot me datë: 13.01.2022 ishin për vizitë te pronari i fabrikës për përpunimin e mishit “Meka” në Plavë, z. Burim Piraj.

Qëllimi i vizitës ishtë për ta falenderuar për kontributet e vazhdueshme që po bënë për përkrahjen financiare në institucionin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, përkatesishtë në mbështetjën financiare për rregullimin e xhamisë në fshatin Plavë, projekt që kap vlerën e disa mijave euro.

Kryetari i KBI Dragash, në shenjë falënderimi i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë duke e lutur Allahun e Madherishem ti falë shendet, t’ia ruan familjën, t’ia shtojë pasurin dhe punët e hajrit.

Lajme të përafërta

Si do ta ndryshojë pandemia Ramazanin për myslimanët?

TV OPOJA
April 22, 2020

“Shporta e Ramazanit” aksion humanitarë në treven e Opojës!

TV OPOJA
April 25, 2020

Myftiu i Kosovës Mr.Naim Tërnava mbajti takim me Imamët e KBI-së në Dragash

TV OPOJA
April 18, 2019
Exit mobile version