Kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani është takuar me këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash ku diskutuan për planin e veprimit për parandalimin e coronavirusit.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Dragash thanë se do të jenë në koordinim të plotë me institucionet komunale dhe do të zbatojnë në përpikmëri planin e veprimit për parandalimin e coronavirusit.