TV OPOJA
Aktualitet

Katër heronjtë që i ndihmuan një të sëmuri mbrëm në Brezne të Dragashit

Reshjet e dendura të borës në komunën e Dragashit shpesh herë kan shkaktuar probleme serioze për banorët e kësaj ane, shpesh ka raste me të sëmur që nuk mund të marrin tretmanin shkaku i bllokimit të rrugëve nga bora, mbrëm një rast i till ka ndodhur në fshatin Brezne, ku i sëmuri arriti të marr tretmanin e nevojshem vetëm pasi policia dhe pjestar nga QKMF Dragash e bartën atë me dorë deri në rrugën kryesore.

Që nga mbremja e 4 shkurtit filluan reshjet e dendura të borës, të pasuara me erëra të forta, edhe pse me shumë veshtirësi kompania e kontraktuar nga komuna e Dragashit deri dje pasdite arriti ti hap të gjitha rruget duke perfshire edhe rrugët dytesore.

Reshjet vazhduan edhe më fuqishem duke i bllokuar përseri fshatrat gjat mbremjes e kjo ndikoi mjaft negativisht edhe tek banorët, në redaksin e televizionit Opoja është paraqitur një nënë e cila falendëron nga zemra policin e komunës sonë të cilët sipas saj, ata së bashku me teknikun e shoferin e mjeksis nga qedra e Dragashit e shpëtuan jeten e djalit të saj të cilit i ishte veshtirsuar gjendja shëndetsore pasi që ai për një periudh më shumë se një vjeqare është me oksigjen artificial.

Zonja në fjal është nga fshati Brezne e komunës sonë, ndersa thot se i ka kontaktuar edhe kompanit për pastrimin e rrugëve por se ata u përgjigjen se nuk kishin mundesi për hapjen e rrugës, njëherit ajo i quan Heronjë pjesataret e ekipes policore e asaj të mjeksis që arriten me kohë deri tek i sëmuri.

“Dje ka ora 11 e 30 e mbremjes, djali ka pas sulm si pasoj qe eshte me oksigjen qe 18 muaj, i kam thirr edhe kompanit e pastrimit e i kam lut me ma hap rrugen po jan pergjigj qe skan mundesi, pas 3 a 4 ore ne fund i falendëroj 4 herojt, policin edhe ekipin e mjeksis ne Dragash, qe kan ardh neper bore e ma kan pshtu djalin”

Televizioni Opoja ka kontaktuar edhe me policin të cilët e kan konfirmuar këtë ngjarje duke shtuar se ky rast ka ndodhur rreth orës 3 të natës, përsoni në fjal është bartuar me dorë prej shtëpis deri në rrugën kryesore ku ka arritur automjeti, e me pas u dergua në qendren mjeksore në Dragash.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Dragashi e përkrah Programin Nacional për Rininë

TV OPOJA
December 12, 2018

DITËN E PREMTE U REALIZUA TAKIM I ZYRTAR I SHKOLLËS FILLORE “DACAJ”, SHKOLLËS ELMAZ ADEMI DHE SHKOLLËS FILLORE “SEZAI SURROI”

TV OPOJA
April 13, 2019

Pensionohet z. Nuridin Veseli, 36 vite si pedagog e mësimdhënës

TV OPOJA
January 9, 2024
Exit mobile version