Kryetari i komunës dje ka inspektuar disa nga punimet që janë duke u kryer në komunën e Dragashit, përfshirë shkollën Fetah Sylejmani dhe objektet e qendrës së mjekësisë familjare në Dragash.
Javën e kaluar ka përfunduar renovimi i tërësishëm i QKMF-së dhe së shpejti do të fillojnë punimet për rregullimin e oborrit sipas njoftimit të Komunës.
Kryetari Xheladini vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, me ç’rast pati një takim me stafin udhëheqës të kësaj qendre, me të cilin bisedoi lidhur me ecurinë e punës dhe mbarëvajtjen e shërbimeve për qytetarët në këtë institucion shëndetësor. Javën e kaluar ka përfunduar renovimi i tërësishëm i QKMF-së dhe së shpejti do të fillojnë punimet për rregullimin e oborrit.