TV OPOJA
Aktualitet

Ka ndërruar jetë Hoxha Rexhep Elmazi

KA NDËRRUAR JETË HOXHA:

Rexhep Elmazi
(1957-2019)

Pasditen e sotme, morrëm lajmin që ka ndërruar jetë hoxha Rexhep Elmazi.
Ka lindur në Bresanë më 1957. Mësimin fillor e kreu në vendlindje. Ndërsa të mesmen, në medresenë “Alauddin”, Prishtinë, gjatë viteve 1973-1978.
Disa vite punoi në shkollën fillore “28 Nëntori”, në Bresanë. Gjatë asaj periudhe shërbeu për Ramazan në Shtupeq të Pejës dhe në disa lagje në Bresanë.
Nga viti 1999 punoi në detyrën e muezinit, në xhaminë e vjetër “Mehmet Kuklibeu” në Bresanë, kurse nga viti 2002-2009 e kryente edhe detyrën e imamit të dytë.
Këtyre dy viteve të fundit, për shkak të sëmundjes që e kaploi, deklaroi se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, për atë edhe vendosi që të mos e vazhdojë punën më tutje.
Lusim Allahun xh.sh. që haxhi Rexhepin ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhenetin Firdeus.
Varrimi i tij do të bëhet nesër, e diel, 02.06.2019 pas namazit të drekës në Bresanë. Namazi i xhenazes së tij do të falet te xhamia e vjetër.(K.M)

Lajme të përafërta

DREJTORËT E TRI SHKOLLAVE KANË NËNSHKRUAR ZYRTARISHT MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET SHKOLLAVE

TV OPOJA
April 26, 2019

LVV sqaron se si u shkelë në 2 pika marrëveshja nga ana e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
January 13, 2022

Drejtori i shkollës z. Shukri Nebiu uron 52 vjetorin e SHML “Ruzhdi Berisha”

TV OPOJA
April 18, 2021
Exit mobile version