Projekti Tech House, i cili po zbatohet nga OJQ Avoko dhe financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, si dhe mbështetet nga Komuna e Dragashit, është duke i tejkaluar pritjet. Projekti fillimisht ishte caktuar të kishte 100 të rinj nga të gjitha komunitetet të cilët jetojnë në komunën e Dragashit për të ndjekur trajnimet në fushën e teknologjisë, por numri i përfituesve ka tejkaluar dhe tani ka arritur në më shumë se 150 të rinj.
Sot në ambientet e Tech House ka filluar edhe trajnimi për robotikë dhe printim 3D, pjes në hapjën e këtij trajnimi ishte edhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, znj. Liridona Piraj, e cila përgëzoi të rinjtë pjesëmarrës dhe theksoi se nisma si këto janë shumë të qëlluara dhe të mirëseardhura.
Me këtë projekt, Ambasada Amerikane në Kosovë, Komuna e Dragashit dhe OJQ Avoko kanë bërë një investim të madh te të rinjtë e Komunës dhe kanë krijuar mundësi që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme. Një investim i tillë tek të rinjtë tregon rëndësinë e teknologjisë dhe nevojën e përmirësimit të saj në Kosovë dhe në rajone të tjera.
©TVOPOJA