TV OPOJA
Aktualitet

JU NJOHIM ME NJERIUN QË BASHKËJETON ME NATYRËN

Demir Reshiti, në një arë në afërsi të shtëpisë së tij në fshat, ka ngritur një oazë në të cilën ka mbjellë dhjetëra lloje pemësh, perimesh e bimësh, disa shumë të rralla të cilat për herë të parë kultivohen në Opojë, përkatësisht në fshatin e tij të lindjes Bresanë që shtrihet në lartësi mesatare prej 1200 metrash mbi nivelin e detit.

Treva e Opojës nuk është aq e njohur por nga gjiri i saj kanë dalë njerëz që kanë bërë shumë për shtetin tonë dhe jo vetëm.
Ne nga Televizioni Opoja vazhdojmë të sjellim për audiencën tonë të nderuar ngjarje të ndryshme e individë që e kanë bërë të njohur trevën tonë.

Kësaj radhe ju njohim me një person i cili është i dashuruar me natyrën. Është ky gazetari e shkrimtari Demir Reshiti i cili krahas punës së tij profesionale në RTK-radio në Prishtinë, çdo fundjavë udhëton për në fshatin e tij të lindjes ku i përkushtohet punës në kopsht.

Demiri në një arë në afërsi të shtëpisë së tij në fshat, ka ngritur një oazë në të cilën ka mbjellë dhjetëra lloje pemësh, perimesh e bimësh, disa shumë të rralla të cilat për herë të parë kultivohen në Opojë, përkatësisht në fshatin e tij të lindjes Bresanë që shtrihet në lartësi mesatare prej 1200 metrash mbi nivelin e detit.

Përveç pemëve e perimeve që janë kultivuar tradicionalisht në Opojë, Demiri ka eksperimentuar në natyrën e bukur të kësaj treve duke mbjellë edhe disa fruta e bimë që nuk janë kultivuar më herët. Në oazën e tij Demiri ka ngritur edhe një shtëpizë pushimi si dhe një bletishte të vogël ku e kalon fundjavën duke i shijuar frutat e punës së tij.
Pothuajse çdo mbjellje apo punë që e bën ai bën fotografi të cilat i ndanë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Demiri thekson se këtë e bën për t’i shtyrë edhe të tjerët që ta punojnë tokën sepse puna përveçse sjell të ardhura është edhe shëndet! Sot ai kishte shpërndarë një fotografi ku shihej duke mbjellë kikikirikë!

I pyetur nga TV Opoja se sa lloje kulturash bujqësore ka mbjellë, Demiri ka arritur të numërojë mbi 30 lloje: lajthi, aroni, boronicë, mjedra, manaferra, luleshtrydhe, fiq, rrush, brusnicë, rrush serezi, molla, dardha, mushmolla, kumbulla, kajsi, qershi, vishnje, paulonia, kiqibinuz, kulumria, arra, patate, fasule, qepë, hudhra, karrota, goji berry, shalqin, pjepër, mëllagë të zezë, etj! Madje ai ka thënë se ka eksperimentuar në mbjelljen e bananes ndërsa planifikon të mbjellë edhe ullinj, ananas, etj.

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit e gatshme për menaxhimin e situatës së koronavirusit!

TV OPOJA
March 12, 2020

Kryeziu: LDK-ja, do të vazhdojë të angazhohet deri në arritjen e një marrëveshje, por assesi nuk lejojmë të poshtrohemi

TV OPOJA
January 7, 2020

Kryqi i Kuq në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizoi trajnim dyditor në Dragash

TV OPOJA
June 12, 2019
Exit mobile version