Federata e Çiklizmit të Kosovës ka filluar para përgatitjet për të marrë pjesë në një garë çiklizmi që do të zhvillohet në Shqipëri në 24 maj.
Federata e çiklizmit në Kosovë ka bër edhe përzgjedhjen e kandidatëve “çiklistëve” të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive.
Siç mëson redaksia e televizionit Opoja, në këtë eveniment sportiv do të marrë pjesë edhe çiklisti nga Bresana e Opojës, Jetmir Hakiu, i cili rrëmbeu vendin e tretë vitin e kaluar.
Kjo u konfirmua edhe nga vet ai për redaksin tonë editoriale, ku ndër të tjerash thotë:
“Po, është e vërtetë që ai do të garojë në Shqipëri, por më lejoni t’ju tregoj disa detaje në lidhje me këtë ngjarje të rendësishme sportive në Shqipëri.
Kjo garë në Shqipëri do të zhvillohet në 24 maj, 2021 dhe do të zgjasë për pesë ditë rresht.
“Sipas tij, fusha në të cilën do të konkurrojnë është afërsisht 730 km dhe do të përshkohet për këto pesë ditë të planifikuara,” tha ai.
Redaksia e Televizionit Opoja u uron të gjithë çiklistëve kosovarë sukses në këtë garë të madhe.