TV OPOJA
Arsim

Ishin nxënës në vitet e 60-ta sot vizituan shkollën “Sezai Surroi” në Bellobrad pas 6 dekadave

Shkolla fillore “Sezai Surroi” nē Bellobrad vizitohet nga dy ish-nxënës të saj, të cilët pas shumë viteve vizituan këtë shkoll tashmë edhe objetin e ri shkollore, ndersa shprehen tejet falënderues për mikëpritjen e ngroht nga drejtori si dhe stafi i shkollës.

Edhe pse kanë kaluar më shum se gjashtë dekada që kur keta dy ish nxënës ishin pjesë e ketij institucioni shkollor edhe sot e kësaj dite ishin kujtimet e freskëta për ta.

Më posht ju percjellim statusin e plotë nga Dr Hatip Hulaj të publikuar në Facebook:

Vizitë shkollës fillore (SHFMU) “Sezai Surroi” nē Bellobrad (të resë dhe të vjetrës) nga dy ish nxënësit e kësaj shkolle ku patëm një mikpritje mbresëlënse.
Vërtetë është shumë emocionuese të kthehesh prapa në vitet 1962 për njerin dhe 1968 për tjetrin.Çdo ditë udhëtonim këmbë në relacionin Plavë – Bellobrad.
Unë isha nxënës i klasës së gjashtë 1968, kurse Ademi disa vite më heret kishte kryer klasën e tetë ,1962.
Drejtor i shkolĺës më 1968 ishte Nexhip Krasniqi,
Arsimtaret: Rexhep Kryeziu,Jenuz Piraj,Fejzulla Trinjaku,Mestan Berisha,Hafëz Selimi,Garip Krasniqi,Merxhan Hulaj,Besnik Belloda,Esat Krasniqi,Jakup Plava…

Falënderojmë drejtorin dhe kolektivin e kësaj shkolle për mikpritjën e jashtëzakonshme !
Gjatë vizitës na shoqëroi edhe shoku i gjeneratës sime dhe ish arsimtari i kësaj shkolle Harun Skenderi.
Njëherit vizituam edhe liqenin piktoresk të Breznës dhe Prizrenin.

Lajme të përafërta

Reagon Memli Krasniqi: Votat e diasporës në Dragash u manipuluan

TV OPOJA
November 17, 2021

Veseli në Dragash: Rrugët e çlirimit dikur, sot po kthehen në rrugë turizmi

TV OPOJA
October 3, 2020

Dy fjal nga Fitim Karimani rreth dorëheqjes së tij

TV OPOJA
July 30, 2021
Exit mobile version