TV OPOJA
Aktuale

Ish-zëvendësministri Cena me bashkëpunëtorë mbesin në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve Musa Cena, si dhe dy të dyshuarve të tjerë, biznesmenin Hazer Shehu dhe shërbyesin civil të Komunës së Rahovecit, Nysret Shala.
Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.10.2018.
“Të tre këta, po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 428, lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 422 i këtij kodi . Ndërsa i pandehuri N.SH. edhe për shkak të veprës penale ‘Ndihmë (në marrje ryshfeti)’”, thuhet në njoftim.
Gjykata e Apelit, gjen se Gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /TvOpoja

Lajme të përafërta

Kosova me Ligj në finalen e dialogut me Serbinë

TV OPOJA
December 18, 2018

​Ndalohet shitja e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

TV OPOJA
November 20, 2018

Haradinaj: Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar

TV OPOJA
October 25, 2018
Exit mobile version