TV OPOJA
Aktualitet

Ish-kandidati për kryetar komune këshillon subjektët politike në Dragash!

Në komunën e Dragashit kohëve të fundit kanë filluar përçarje politike ndermjet subjekteve politike asaj të LDK-së me atë të Vetëvendosjes.
Në disa reagime nga këto dy subjekte politike në Dragash, dikujt nuk po i pëlqen mënyra se si këto dy parti po veprojnë me sjelljet e tyre.
Sipas Fitim Tefikut, një ish kandidat i koalicionit AKR-LDD për Kryetar të Komunës së Dragashit në vitin 2009, është metodologji e gabuar të bërit politikë me statuse dhe komente në rrjetet sociale.

Tefiku thotë, ne jemi në vitin 2021 dhe në vend që të flasim për krijimin e vendeve të punës, ata kanë zgjidhur rrugën e reagimeve përmes rrjeteve sociale.

Ndër të tjera, ai thotë se njerëzit nuk kanë nevojë për të parë postime dhe reagime, por duan të krijojnë vende të reja pune dhe të përmirësojnë ekonominë dhe infrastrukturën.

Ja reagimi i tij në Facebook:

Kur isha kandidat për kryetarë të komunës më pyesishin gazetarët për qeverisjen tani dhe të kaluarën se si ishin, unë thjesht u përgjigja- ” Unë nuk jam këtu të bëj punën e avokatit të tyre, këtu jam të shpalos programin tim dhe idetë e reja qeverisëse duke prezantuar atëherë më 2009 tre projekte konkrete të hapjeve të 100 vendeve të punës, sot jemi më 2021 e ende nuk kemi projekte konkrete për punësim, dhe as që do të kemi.” Populli nuk ka nevojë për statuse e komente revanshi në mes subjekteve partiake por për programe konkrete.

Lajme të përafërta

Në Dragash kërkohen të plotësohen këto vende të punës!

TV OPOJA
April 17, 2021

Festivali mbarëkombëtar “Opoja Vallëzon” do të mbahet me 10 -11 Tetor 2020

TV OPOJA
October 2, 2020

Mbahet orë historiko-letrare në SHML “Ruzhdi Berisha” për nder të Pavarësisë (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2022
Exit mobile version