TV OPOJA
Shëndetësi

IPKO – Stacionet Agrare tregojnë për kushtet e mbjelljes së grurit

Kultivuesit e grurit, ka javë që kanë mbjelljen e kësaj kulture. Përfundimi i mbjelljes së grurit varet nga kushtet klimatike, të cilat do të mbretërojnë në vendin tonë.
Për shkak që gruri mbillet në vjeshtë, shumë herë kushtet klimatike nuk janë të përshtatshme dhe në favor të mbjelljes. Kjo rezulton edhe në pritje të gjata të fermerëve, deri sa kushtet klimatike të jenë të favorshme për kultivimin e kësaj kulture. Grurit i nevojitet lagështi e nevojshme në tokë si dhe temperaturë normale me diellosje të mjaftueshme. Mugullimi apo mbirja e farës së grurit është e lidhur ngushtë me temperaturat. Shpesh ndodhë që temperaturat nuk janë të përshtatshme për mbjelljen e grurit, gjë që ndikon edhe në shtyrjen e mbjelljes.
Në të shumtën e rasteve, mbjelljet bëhen deri më 15 nëntor, me përjashtim të disa rasteve të rralla, kur stina e dimrit është më e butë, atëherë mbjellja mund të shtyhet edhe në dhjetor.
IPKO- Stacionet Agrare gjatë këtyre ditëve kanë gjeneruar të dhëna të sakta mbi gjendjen e temperaturave nëpër regjione të ndryshme të Kosovës. Temperatura minimale do të sillet nga 13C ndërsa maksimalja 23C. Diellosja gjatë këtyre ditëve është e mjaftueshme, mirëpo mungesa e të reshurave të parapara për mbjelljen e grurit, vazhdon të paraqesë problem. Kjo, pasi sasia e të reshurave për mbirjen e farës varion nga 30cm në 100cm.
Sa i përket regjionit të Gjakovës dhe Rahovecit, IPKO- Stacioni Agrar i vendosur në fshatin Krushë, ka gjeneruar të dhëna mbi temperaturat që do të mbretërojnë këto ditë. Në këto rajone, temperatura minimale do të jetë 12C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 26C.
Tek kultivimi i mbarshëm i grurit, rol të veçante luajnë edhe përgatitja e tokës për mbjellje, sasia e farës së hedhur, sasia e plehut për mbjellje, si dhe faktorët kryesorë, që janë ata klimatik. Për informata rreth mënyrës së kultivimit dhe kohës së përshtatshme për mbjellje, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e Lavërtarisë.
Të gjithë fermerët që duan të pranojnë informata rreth kulturave bujqësore, duhet të regjistrohen, duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com, i cili duhet të përmbajë informata për kulturën dhe rajonin bujqësor, si dhe duhet të posedojnë apo të pajisen me numër të IPKO-së. Kjo pasi, informatat u komunikohen fermerëve përmes SMS-ve.

Lajme të përafërta

Lufta e Onkologjisë me sëmundjen e kancerit në Kosovë, sfidë rritja e numrit të rasteve të reja

TV OPOJA
January 26, 2022

Punëtorët shëndetësorë sot sërish futen në grevë

TV OPOJA
December 2, 2021

QKMF “Adem Berisha” në Dragash pranon një donacion nga Action for Mothers and Children

TV OPOJA
June 2, 2022
Exit mobile version