Në bazë të urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe duke u bazuar në nenin 15 të Ligjit Nr.06/L-034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit, nenin 19 të Ligjit Nr. 04/L-041 për Prodhimin, Grumbullimin, Përpunimin dhe Tregtimin e Duhanit, nenin 10 të Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit, sektori i Inspektoratit K.K Dragash merr këtë:
Urdhëresë
1. Obligohen të gjitha pikat e shitjes ku shiten dhe shërbehen produkte të Duhanit dhe Pijeve Alkoolike të vendosin shenjat e ndalimit të shitjes dhe shërbimit të këtyre produkteve personave nën 18 vjeç,
2. Të gjitha pikat e shitjes që shërbejnë të miturve Duhan dhe Pije Alkoolike do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.