Të rinjtë e fshatit Bellobrad në komunën e Dragashit më vetë iniciativë kanë vendour që me datë 9 Prill 2020 të bëjn pastrimin e fshatit të tyre nga mbeturinat e ngurta raporton televizioni Opoja
Në një komunikatë të shpërndarë në rrjetin social facebook thuhet se pastrimi i fshatit do të bëhet me datë 9 Prill 2020 duke filluar nga ora 11:00 në vend takimin tek “Zasoja” vend i njohur për banorët e fshatit.
Ata kanë edhe një rekomandim tek të gjithë aktivistët e ketij aksioni që të zbatojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetit si dhe organizata botërore e Shëndetësisë.
Mbajtja në distancë, dorezat si dhe maskat mbrojtëse.