TV OPOJA
Shëndetësi

Infermieri Fitim Karimani ka reaguar ndaj Ministrit Armend Zemaj

Infermieri i Qëndres së Mjekësisë Familjare në Dragash Fitim Karimani nepermjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka parashtruara disa pyetje për Ministrin Zemaj.

Ai i drejtohet Ministrit në emer të kolegëve të tij rreth menaxhimit të situatës së pandemisë globale Covid-19.
Fitimi thotë nder të tjerash se Infermieret janë anashkaluar nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë duke i lënë të punojnë nga 12 orë në pikat kufitare.

Për me tepër ju sjellim reagimin e Infermierit Fitim Karimani

I nderuar minister Zemaj.

Po e filloj kete shkrim duke ju adresuar juve , ashtu siq ju pata adresuar edhe paraardhesit tuaj ne kete ministri z. Vitia.
Flas ne emrin time dhe disa kolegeve te mi infermier, te cilet gjithmon qe nga fillimi i pandemis kemi qen te gatshem per pune kudo dhe kurdo.
E dime qe jemi ne nje situat mjaft te veshtir sa i perket gjendjes se pergjitheshme me pandemin , mirpo trajtimi qe po i beni komunitetit infermieror eshte per te ardhur keq.
Marr shkas te shkruaj pas nje nate te lodheshme e te ftoht ne piken kufutare ne Vermic.
I nderuar minister un asnjeher ne jete nuk i ka ikur pergjegjesis dhe punes qe me eshte ngarkuar ashtu sikurse edhe koleget e mi infermier , mirpo venndimi juaj i fundit qe te sherbejm ne pikat kufitare vetem ne infermieret me duket shum i padrejt dhe shume i pa logjikshem.
Qfar logjike ka kur 2 infermier qendrojn per 12 ore ne piken kufitare me termometer ne dore duke ju mat temperaturen mbi 5000 personave ( pune koti )
Ne minister nuk e kemi at aftesi sikur te juajen qe me an te syve ti detektojm rastet me COVID , dhe nese mendoni se me nje matje temperature ke arritur ta parandalosh apo ta identifikosh nje te semur me COVID , kjo po me duket jo reale e aq me pak nga ne infermieret , sepse ne nuk jemi mjek.
Ku i ke mjeket minister ne kufi, apo po i ruan, a e din minister se pikerisht ne kufi un u infektova me COVID , dhe per me teper se 1 muaj askuj per asgje nuk i interesoj ( besoj e din se sa kushton mjekimi ), a e din minister raportin e te infektuareve mjek-infermier , sigurish se me qindra mos te them me mijera infermier te infektuar , e kur vjen puna per pages ben diskriminim ne infermieret dhe stafin mbeshtetes
COVIDI nuk po te pyet a ke diplom universitare apo je me shkoll te mesme,ndersa ju po i ndani e diskriminoni.
A i shtroni pyetje ndonjeher vetes athu si po e perballojn COVIDIN ata njerz qe nuk kan te ardhura ,qe ju si ministri ti ndihmoni me barna , apo ata le te vdesin sepse nuk kan minister qindra e mijra euro me ble REMDESIVIR e barna tjer per COVID.
Pse mor askush nga ju politikanet apo,, shtresat e larta te shoqeris,, nuk vdiq asnje nga COVIDI por po vdesin qytetaret e rendomt , athu edhe COVIDI po ,,punon,,me hilee po ju njeh edhe juve ???
Jo minister per juve dhe shume te tjer ne Kosove ka kush kujdeset edhe perkunder moshes dhe semundjeve shoqeruese.
Minister leri folklorizmat dhe demagogjin se jena lodhe si popull me fjal te bukra e pune hiq, rishikoj vendimet qe ke marr e sidomos ndaj infermierve dhe stafit mbeshtetes dhe ndimoje popullin me barna qe sa ma leht ta kalojm kete pandemi.

Me respekt Fitim Karimani infermier i QKMF Dragash.

Lajme të përafërta

Vijnë në jetë 26 fëmijë në Prizren

TV OPOJA
July 8, 2021

Zemaj: Gjendja me pandemi është stabile, po përgatitemi për vjeshtë dhe dimër

TV OPOJA
October 2, 2020

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

TV OPOJA
February 8, 2022
Exit mobile version