TV OPOJA
Shëndetësi

Infermierët e Kosovës në protestë, kërkojnë rritje të pagës

Infermierët e Kosovës sot pritet të protestojnë para objektit të Kirurgjisë në QKUK për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

Infermieri Enlirat Duraku ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se protesta do të mbahet në orën 10:00.“Deri sa Qeveria e Reoublikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka buxhet që të ndajë fonde prej 200.000 € për kafe ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguaj energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natë për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”.

“Andaj kolegë të nderuar ju ftoj që me pjesëmarrje masive në këtë protestë t’i kërkojmë të drejtat tona legjitime. Protesta do mbahet para objektit të Kirurgjisë në QKUK, sigurisht duke i’u përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së , vendosjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike.Ti lëmë anash inatet dhe interesat personale për të mirën e përgjithëshme”.
Ai njëherit ka ftuar Sindikatën e Infermierëve të Kosovës dhe Odën e Infermierëve të Kosovës që t`i bashkëngjiten në protestë.

Lajme të përafërta

Zemaj mesazh Vitisë: S’ka sekrete në pandemi

TV OPOJA
April 23, 2021

31 policë dhurojnë gjak vullnetarisht

TV OPOJA
November 17, 2021

Coronavirusi u mori jetën 8 mjekëve kosovarë, të infektuar mbi 1,500 punëtorë shëndetësorë

TV OPOJA
October 6, 2020
Exit mobile version