Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Dragashit, Pajtesa Berisha, sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Paparaci ka kontaktuar me Ibrahim Ejupin nga LVV-ja në Dragash i cili ka konfirmuar se asamblistja e partisë së tyre ka kaluar në LDK.
Ai ka thënë për Paparacin se kanë provuar që të marrin vesh arsyet nga Pajtesa Berisha se pse ka vendosur që ta lërë partinë, por që e njëjta nuk u ka treguar. Por, ai tha se dyshojnë se ajo po e bënë këtë për përfitime personale.
“Po e vërtetë është ka kaluar në LDK. Kemi provuar me i mësuar arsyet. Sipas burimeve tona ajo po e bënë këtë për përfitime të veta sepse kanë me ja shti vëllain dhe mixhen në punë”, tha ai për Paparacin.
Ndërkohë që sot Komuna e Dragashit ka zgjedhur nënkryetari për komunitete. Me 14 vota pro, 3 kundër dhe 10 abstenime, Fejsal Haliloviç nga JGP,së.