TV OPOJA
Opinione

I ngopuri, nuk ia din të uriturit

Eroll Venhari

Të zgjedhurit e popullit duke punuar për interesa klandestine dhe interesa për politika ditore vazhdojnë të dëmtojnë zgjedhësit/qytetarët e tyre.

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike sërish nuk kaloi, si pasojë e jo seriozitetit të deputetëve dhe si pasojë e politikave për konsum ditor të partive politike. Sërish qytetarët e Kosovës, bizneset dhe segmente tjera shoqërore mbeten pa u ndihmuar. Thënia popullore “i ngiti të untit s’ia beson”, nxanë vend pikërisht në këtë rast.

A e dinë këta të zgjedhurit e popullit se sa qytetari shpreson për t’i marrë 10 për qind të Trustit?

A e dinë këta politikan se sa qytetari i pret me padurim ato mjete në mënyrë që të bëhet gati për dimër?

Por ata s’ia besojnë qytetarëve të tyre sepse në krah të zgjedhësve marrin mijëra euro paga dhe mëditje e për atë edhe s’iu intereson për popullin i cili jeton në varfëri.

“Lërini politikat ditore, bëhuni bashkë për t’i ndihmuar popullit tuaj, atyre të cilët ju zgjedhën. Lërini dhe mos mendoni se kush po i merr meritat për 10 për qind e për gjërat tjera por mendoni se si t’i ndihmoni popullit të cilët kanë qenë në varfëri e që tani pandemia ua ka vështirësuar punët edhe me shumë”.

I kisha lutur që ta votojnë këtë ligj dhe t’ua mundësojnë qytetarit që ta tërheq djersën e vetë sepse asgjë më tepër se paratë e veta nuk jeni duke ua dhënë.

Në debatet parlamentare për rimëkëmbjen ekonomike nuk dëgjova asnjërën parti e as njërin deputet që propozoi që mëditjet e tyre të hiqen, që shpenzimet e tyre të planifikuara për dreka darka dhe blerje të kompjuterëve dhe automjeteve luksoze të rishikohen dhe të bartën tek buxheti për rimëkëmbjen ekonomike.

“O ju të cilët jeni ka mendoni për xhepat tuaja mos harroni se do të vijë dita kur historia do flas për ju ose për të keq ose për të mirë”.

Zgjedhjet vijnë prapë mos harroni!

Lajme të përafërta

Reflektim historik!

TV OPOJA
February 16, 2021

Reforma zgjedhore e vetmja shansë që Kosova të bëhet shtet funksional

TV OPOJA
November 14, 2018

Sekretari organizativ i VV-së në Sharr bën thirrje për qytetari aktive e bashkim në VETËVENDOSJE!

TV OPOJA
May 12, 2019
Exit mobile version