TV OPOJA
Aktuale

Hiqet ora policore dhe zgjatet orari i gastronomisë deri në ora 23:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin virtual që ka pasur sot me kryetarët e komunave për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Vitia ka aprovuar edhe kërkesën e Asociacionit për zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në ora 23:00, njofton Klankosova.tv

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Kërkesat tona kanë gjetur dakordancë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ora policore është hequr teksa si ndihmesë për ekonominë është zgjatur orari i gastronomisë deri në ora 23:00”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi mes tjerash bëri të ditur se në takim është diskutuar se në rast se gjendje me infektime të reja vazhdon të jetë kështu do të ketë lehtësime edhe për hotelerinë.

Mes tjerash Ibrahimi tha se e gjithë kjo vjen në kohën kur edhe komunat janë përgatitur për ardhjen e diasporës.

Lajme të përafërta

Caktohët data e mbajtjës së provimit të maturës

TV OPOJA
June 6, 2019

Nuk respektuan masat antiCOVID, dënohen mbi një mijë qytetarë

TV OPOJA
April 23, 2021

Mushkolaj: Ministria e Jashtme dhe FSK të marrin masa ndaj Prindon Sadriut sipas rregullativave ligjore

TV OPOJA
February 9, 2022
Exit mobile version