TV OPOJA
Aktualitet

Hetuesit e PZAP-së në QNR, po hetojnë votat me post të Dragashit

Hetuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me post për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.

Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.

Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me post janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Ekonomia Online ka siguruar fotografi të zarfeve, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.

Lajme të përafërta

Arrestohet një person në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.

TV OPOJA
June 21, 2021

Hapet pika kufitare Restelicë-Strazimir

TV OPOJA
July 18, 2021

Biznesmeni Piraj: Nga sot, paga minimale në firmën time do të jetë 400€

TV OPOJA
February 23, 2022
Exit mobile version